Së fundmi në media është publikuar lajmi se ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka një vëlla nga nëna, i cili ndodhet në Angli, por për shkak të problemeve me drejtësinë ka ndryshuar identitetin.
Advertisements
Por për herë të parë Salianji ka folur në emisionin Java në RTSH ku ka bërë me dije se ka ngritur një padi për medien e drejtuar nga Mero Baze, gazeta Tema, pasi vëllai i tij nuk ka qenë asnjëherë më parë i dën.uar, as në Itali, as në Gjermani.
Ish-deputeti shtoi se vëllai prej 21 vjetësh jeton në Angli si emigrant dhe ka ndërruar emrin në mënyrë që të përfitonte leje qëndrimi atje, si shtetas kosovar.
Advertisements
Sa herë që jam marrë me denoncime, mediet dalin dhe publikojnë shpifje të tilla. Ai nuk ka qenë asnjë ditë i punësuar në Bashkinë e Tiranës, ka 21 vite që jeton në Angli, dhe ka ndërruar emrin për shkak se ka marrë letra si shtetas kosovar. Nëse do të isha unë në vendin e Fatmir Xhafajt, do të çoja për përgjegjësi personale të gjithë të afërmit e mi, që kishin probleme me kri.min. Njëherë tjetër publikuan lajme se mamaja ime vidhte energjinë, kjo është e turpshme. Kam bërë padi në Gjykatë në shpifje për gazetën që e nxori lajmin e para, dhe janë avokatët e mi që po merren me këtë çështje.”
Sipas të dhënave zyrtare, tani vëllai i Salinajit quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.
Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.
Në fakt, emri i vërtetë është Klodian Xhengo, por për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Europës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kacani.
Mbiemrin Klodian Xhengo e ka ndryshuar në Gore më 14.01.2005, ndërsa mbiemrin në Bulgarec më 28.01.2005.