Protesta! Nisen protestuesit nga rrethet, Baci: Rama t’i thërrasë mendjes para se të jetë vonë!

Ashtu siç është njoftuar opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Parlamentit. Ndërkaq, protesta nis në orën 09:30, nga rrethet janë nisur që në orët e para të mëngjesit mbështetësit e opozitës.

Advertisements

Kështu ish-deputeti, njëherësh kryetari i PD në Fier, Luan Baçi është nisur nga Fieri me simpatizantët drejt Tiranës. Në një prononcim për mediat ish deputeti u shpreh se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një parlament i rregullt.

“Çdo ditë ne jemi në protestë dhe protesta e sotme është e radhës para parlamentit, një parlament që nuk e njohim, fals, i mbushur me hajdutë dhe kriminele, njerëz të papërgjegjshëm që pranojnë të përfaqësojnë popullin sipas mendimit të tyre. Nuk do të lejojmë të zhvillohet parlament i rregullt asnjëherë. Do të kulmojë në 13 prill, të shtunë në orën 18:00 një protestë mbarë kombëtare. Rama duhet ti thërrasë mendjes. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme”, tha ai.

Advertisements

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Zbulohet sera me kana.bis, policia arreston pronarin, ja si u zbulua
Artikulli tjetërA do ta marrë mandatin doktori i njohur, kandidat i LSI-së? Jep përgjigjen që i takon një mjeku