1 shkurti është Dita Botërore e Hixhabit. Dita Botërore e Hixhabit u krijua me sugjerimin e studentes Nazma Khan nga Nju Jorku, e cila donte të inkurajonte gratë jomyslimane që të përjetonin veshjen e hixhabit për një ditë.
Advertisements
Ajo vendosi për këtë veprim pasi përjetoi shqetësime të shumta në Nju Jork pas sulmit terrorist në vitin 2001, sepse ajo mban një hixhab.
Psikologia Edlira Dyrmishi tha në një intervistë televizive se hixhabin e kishte vënë në moshën 16-vjeçare dhe madje për këtë ishte përjashtuar edhe nga shkolla.
Advertisements
Ajo tregoi se kishte shumë dëshirë që edhe vajza e saj të mbulohej, ndaj ishte gëzuar shumë kur ajo kishte vënë shami në moshën 14-vjeçare.
“Është një hap shumë i madh por nuk duhet parë sikur jemi para litarit. Vajza ime bën 18 vjeç këtë verë dhe e ka vendosur në moshën 14-vjeçare. Edhe unë ja kam kundërshtuar, jo se nuk e doja, e kisha ëndërr, por mendoja se ndoshta pak më vonë. Praktikimi i besimit është pjesë e përditshmërisë sonë. Një ditë vajza na mori në kafe mua dhe bashkëshortin dhe na tha: unë e di sa e do edhe ti, edhe ti këtë por unë po e bëj për veten, më hapni rrugën. Kur më tha kështu u gëzova se mendova, ajo ka reflektuar me veten para se ta bëjë këtë”, tregoi psikologia.