Burime për Policinë e Tiranë bëjnë me dije se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 3 mjekët e spitalit, 2 që kryen operacionin dhe 1 anestezist.
Advertisements
Akuza për ta është “neglizhencë në trajtim mjekësor”, e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie “arrest në burg” në fazë fillestare të hetimeve.
Irida Hasalla ndërroi jetë në 30 janar, një ditë pas ndërhyrjes estetike.
Ceremonia e lamtumirës u organizua sot në qytetin e Lushnjes ku dhe ishte familja e saj ndërkohë që e reja kishte vite që jetonte në Belgjikë. I vëllai Arenc Hasalla bëri denoncim për mjekim të pakujdesshëm ndërkohë që pritet të dalë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Advertisements
Irida punonte në një restorant në Belgjikë dhe për pak ditë priste të merrte përgjigje pozitive pas kurimit të tumorit.
Ajo u largua nga Shqipëria pas vdekjes së të atit nga një atak kardiak, edhe emri i saj lidhej me një histori të trishtë pasi ishte emri i motrës së saj që kishte ndërruar jetë para se ajo të lindte.