Bashkëshortja e Fasli Hykës, 83-vjeçarit që qëlloi me çifte në drejtim të tre të rinjve në lagjen Rus në Shkodër, ka treguar detaje nga ngjarja.
Advertisements
83-vjeçarja Hyrije Hyka ka rrëfyer se bashkëshorti i saj dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit. Në atë moment ai ka telefonuar policinë, duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë.
Ajo theksoi se kur policia mbërriti në vendngjarje, bashkëshortin e saj e ofenduar dhe sipas saj në nerva e sipër, Fasli Hyska gjuajti me çifte.
Advertisements
“Njoftoi policinë, i tha hajde se kanë ardhur njerëz të panjohur. Po bënin zhurmë dhe nuk e lejonin të flinte. Zhurma se lejon të flejë për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ka.
Njërin sy e ka operuar, jemi pensionistë. Çiften e ka me leje. Automatikun e ka gjetur. Ai doli bërtiti, lajmëroi edhe policinë. Erdhi policia, nuk e dimë nëse e kanë sharë të rinjtë apo policia. Në ato nerva i gjuajti me çift”, tha gruaja.
Hyrije Hyka tha se i shoqi, gjatë fazave të negociatave i kërkoi policisë që të vetëdorëzohej në mëngjes.
“Ai i kërkoi policisë që të prisnin deri në mëngjes, vij vetë dhe ju tregoj si ishte e vërteta. Drejtori i policisë i tha hajdeni tani, ndërsa ky i tha në mëngjes më caktoni orën dhe vij vetë në polici.
Pse u ngutën ta merrnin natën, nuk ishe nevoja ta merrnin natën. S’jemi gjakpirësia, jemi njerëz që duam qetësinë sepse kemi moshën. Ka sëmundjen që nuk e duron zhurmën”, tha e moshuara.