Vrau kunatin pasi mësoi se prej vitesh i ngacmonte sek*ualisht të bijën, gazetari i njohur zbulon detajet tronditëse të dëshmisë së vajzës

Gazetari Artur Bibe, deklaroi disa detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e vajzës në Greqi, e cila doli në pah si ngjarje vrasjen pasi babai i saj vrau përdhunuesin, vëllain e njerkës së saj.

Advertisements

Ai u shpreh se vajza ka treguar që vëllai i njerkës vinte shpesh tek shtëpia e tyre dhe se ka nisur ta ngacmojë gjatë kohës që shihnin filma.

Sipas dëshmisë, ai e prekte në vende intime, që më pas kanë nisur të bëhen më të shpeshta si raste.

Advertisements

“Në zonën ku punon u takua më gruan e dytë dhe i ka trajtuar shumë mirë fëmijët që autori kishte me gruan e parë. Çifti ka mundur të sjellë një jetë edhe bashkë. Vajza ka qenë nën presionin e një personi që ka pasur hyrje e dalje në shtëpinë, sepse ishte vëllai i njerkës së saj. Pak më parë kemi marrë deklaratën e vajzës, që është shumë shokues.

Vajza tregon që në moshën 9-vjeçare vizitohej shpesh nga vëllai i njerkës dhe shtireshin në një krevat për të parë filma. Ai e trajtonte si shoqe fillimisht. Gjatë kohës që shihnin filma ai e prekte në vende intime. Këto veprime kanë nisur të bëhen më të shpeshta e më pas vajza ka menduar edhe që familjarët nuk do ta besojnë”, u shpreh Gazetari.

Artikulli paraprakEurostat: Shqiptarët, më të pakënaqurit nga jeta në Europë
Artikulli tjetër“Vrasjet ndodhin për shkak të …”, gazetari i njohur tregon lagjet më të “frikshme” në Tiranë