Gazetari investigativ, Sokol Bregu, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se vrasjet në Shqipëri ndodhin për shkak të situatës ekonomike, ku sipas tij krimet më të mëdha ndodhin në familjet e varfëra, po ashtu edhe në lagjet e varfra.
Advertisements
Ai theksoi se lagjet më të rrezikshme në Tiranë janë Don Bosko, Unaza e Re apo dhe lagje të tjera.
“Të gjitha rastet e vrasjeve të grave vijnë nga problemet ekonomike që shfaqen. Problemet ekonomike krijojnë dhe kto pseudoxhelozitë, se kur gruaja punon sikur po kryen ende tradhti bashkëshortore. Mos harrojmë që Shqipëria ka 40% të familjeve nën minimumin jetik.
Advertisements
Në këto 40% të familjeve çfarë nuk mund të bësh. Ajo që mund të bëjmë është barazia ekonomike, pabarazia ekonomike po shkon në nivelet më të larta. Këta të pasurit po largohen të jetojnë në lagje të pasura. Është krijuar ideja se po të jetosh mbi Sauk është vendi më i mirë, dikur atje nuk shkonte njeri në Sauk. Çfarë kemi krijuar në Tiranë? Disa lagje ku kemi imponuar krimin, Unaza e Re, Bathore, Don Bosko po e po, kjo është qendra. Don Bosko nxirret arma për çdo gjë.”, tha Bregu.