Vrasja e Bledar Dedjas, hetuesit: Dyshojmë se…

Bledar Dedja është shqiptari i cili u vra në pyllin Paderno del Grappa në Itali. Ngjarja po hetohet në pistën e krimit të pasionit. Dyshohet se Dedja përdorte një aplikacion për njohje ku vajzat që njihte aty i takonte, ndonëse ishte i martuar dhe me fëmijë.

Advertisements

Hetuesit kanë shqyrtuar bisedat, profilet në media sociale dhe tabulatet telefonike të shqiptarit, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte. Dedja u gjet në pyll me pantallona të ulura dhe me plagët e shumta me thikë.

Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili ka vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre gati për të goditur. Plagët tregojnë për një krim të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje.

Advertisements

Artikulli paraprakAutobusi përplaset, 19 të vdekur (VIDEO)
Artikulli tjetërMonedhat e huaja në pikiatë/ Kursi i këmbimit sot