Disa detaje të reja kanë dalë nga seanca e djeshme e portugezit, Ruben Saraiva i cili dyshohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Advertisements
28-vjeçari nga Maroku ka qenë i veshur me anti-plumb gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua dje për rivlerësimin e masës së sigurisë e cila ishte dhënë në mungesën e tij.
“Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar”, mësohet të ketë thënë Ruben Saraiva i cili ka refuzuar të japë dhe gjeneralitetet e plota gjatë seancës gjyqësore të ditës së martë.
Gjykata vendosi ta lërë në burg pa afat të riun maroken i cili u dërgua në burgun e Reçit në Shkodër. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Advertisements