Armando Broja ishte një nga protagonistët kryesorë të Çelsit në fitoren përballë Priston në Kupën FA, me sulmuesin shqiptar që gjeti rrugën e rrjetës pas një goditje me kokë.
Advertisements
22-vjeçari vendosi që të festojë me shqiponjë përballë tifozerisë së tij, me këta të fundit që treguan mbështetje ndaj tij.
Në një video të postuar në rrjet, shihet se tifozët e Çelsit fillojnë të thërrasin në kor: “Broja! Broja! Broja!”, duke treguar mbështetje ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Advertisements