“Vajzat qajnë, thonë ‘na mori lumi’”/ U ab*zua nga vëllai i njerkës, reagon xhaxhai i 18-vjeçares, rrëfen bisedën e fundit me vëllain

Vrasja e Erion Pelivanit nga kunati i tij, Fatmir Tarellarit, pas dëshmisë së të bijës se 33-vjeçari e kishte përdhunuar dhe shantazhuar për 9 vite me radhë, ka shkaktuar një tronditje të fortë në familjen e të dyja palëve.

Advertisements

Ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, drejtuar nga Evis Ahmeti, është transmetuar një intervistë e vëllait të autorit.

Ai ka treguar se pas ngjarjes ka folur me mbesat e tij, por jo 18-vjeçaren, e cila dyshohet se është abuzuar nga vëllai i njerkës së saj.

Advertisements

Sipas xhaxhait vajzat janë në gjendje të rënduar emocionale.

“Ne kemi folur para tre ditësh me vëllanë. Gjendja ishte e mirë, nuk më tha ndonjë gjë. Për lajmin na morën në telefon nga Greqia. Unë nuk e besoja. Nuk e di! Nuk kam qenë atje, kam qenë në Shqipëri. Vajzat janë të trija në Greqi dhe jetojnë me babanë. Kjo ishte e vogla…

Nuk kemi pasur kontakte pas ngjarjes, me mbesat fola. Vajzat qajnë, na mori lumi thonë… s’dinë çfarë të bëjnë.

Vajza është 18 vjeç, nuk kam fol me te por me dy vajzat e mëdha. Vajza po rri në shtëpinë e saj që ka me qira. Mbesat kur fola ma thanë pak a shumë se çfarë kishte ndodhur. E vërteta nuk dihet”, ka deklaruar.

Artikulli paraprak“Nëse s’më jep lekë do të zbuloj gjithçka”- E filmoi teksa e përdh**onte, detaje nga ngjarja e rëndë! SMS-të në celularin e 18-vjeçares dhe shantazhi i vëllait të njerkës
Artikulli tjetërZbardhet vrasja e bosit shqiptar të kazinove, autori në burg për dy vrasje të tjera