Vajza ishte me tumor, por Spitali Amerikan e futi në operacion për dhjamin, u “vdiq në duar”

Zbardhen detaje të reja për 28-vjeçaren që ndërroi jetë në Tiranë. E reja iu nënshtrua një procedure estetike (heqje dhjami) në Spitalin Amerikan ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Advertisements

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan, sipas Top Channel i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Advertisements

Artikulli paraprakÇfarë ndërhyrje estetike bëri vajza që vdiq te Spitali Amerikan?(Informacionet e fundit)
Artikulli tjetërTërmeti i fuqishëm “shkund” vendin shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda