U martua dhe ab*zoi me të miturën, avokatja e njohur zbulon sa vite burg rrezikon 34-vjeçari

Avokatja Dorina Prethi është shprehur se 34-vjeçari në Divjakë që u “martua” me 14-vjeçaren duke e rrëmbyer dhe që abuzoi seksualisht me të, rrezikon nga 7 deri në 15 vite burg.

Advertisements

Komentet Prethi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha se nuk ka lehtësira nën dënimit me 7 vite burg, për ata që abuzojnë seksualisht me vajza nën moshën 14 vjeçare.

Ajo tha gjithashtu se edhe kryerja e marrëdhënieve seksuale me vajza nga mosha 14-18 vjeçare është e dënueshme.

Advertisements

“34-vjeçari që abuzoi seksualisht me 14-vjeçaren me të cilën ishte martuar, ideja është që kjo ka nisur në moshën që vajza ka qenë 13 vjeç, pra e kap neni 99 i kodit penal dhe ai dënohet nga 7 deri në 15 vite burg. Lehtësimi është që ai mund të marrë 7 vite burg, pra minimalin.

Ky nen është i qartë, që flet vetëm për kryerjen, pra që ka ndodhur raport seksual me një person nën moshën 14-vjeç. 14-18 vjeç sërish është e dënueshme. Lejohet vetëm kur vajza është 17 vjeç dhe është shtatzënë me personin që dëshiron të martohet, edhe kjo me leje në gjykatë.

Kërkesa për të bërë lehtësim të dënimit mund të ketë, i dënuari mund të bëjë vazhdimisht në bazë të sjelljes. Ne kemi pasur histori të vjetra me rrëmbimin e vajzave”, tha avokatja.

Artikulli paraprakI vrau vëllanë pasi i përdh**oi vajzën, gruaja del kundër burrit: S’duhet ta vriste, nuk e takoj në burg, është njeri i keq
Artikulli tjetërKapet “mat” duke u puthur me një vajzë, Aureli përjashtohet nga programi