Të paktën 25 persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në provincën juglindore Jiangxi të Kinës, tha qeveria lokale të mërkurën. Zjarri shpërtheu në bodrumin e një zone tregtare.
Advertisements
Sipas informacioneve, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje 120 ekipe shpëtimi, zjarrfikës, policë dhe zyrtarë të pushtetit vendor.
Qeveria lokale tha se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Advertisements