E rëndë, 3 policë humbin jetën në aksident mes mjegullës së dendur, plagosen 14 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Veri të Indisë, ku të paktën tre policë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion.

Advertisements

Aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, konfirmoi një zyrtar i pushtetit vendor.

Aksidenti ndodhi në distriktin Hoshiarpur të shtetit verior të Punjabit.

Advertisements

Autobusi po transportonte rreth 30 policë, që i përkisnin policisë së armatosur të Punjabit nga Jalandhar në rrethin Gurdaspur.

Mes të ndjerit ishte edhe shoferi i autobusit, i cili ishte i punësuar edhe në policinë e shtetit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.

Mjegulla e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ka ndërprerë trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në shumicën e pjesëve të Indisë, e cila aktualisht po përjeton ftohtësi intensive, veçanërisht në zonat veriore, qendrore dhe verilindore.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Digjet për së gjalli një 40-vjeçar brenda kasolles
Artikulli tjetërDyshohet se ishte i dehur, shkoi në stan për të kaluar natën…Detaje si u dogj brenda kasolles 49-vjeçari