Tensione në Komisionin e Medias/ Bardhi godet mikrofonin pas debateve me Açkën, deputetët e opozitës ndezin zhurmuese në sallë

Deputetët e opozitës me tensione kanë bllokuar punimet e komisionit, ndërsa deputetët e opozitës kanë marrë në sallë zhurmuese që i bëjnë gjatë gjithë kohës.

Advertisements

Ndërkohë, Gazment Bardhi debaton me kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açka.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për tensionet nga Komisioni i Medias, ku bëri me dije se në total janë 5 komisione që po zhvillohen online.

Advertisements

“Patëm dhe replika mes deputetëve demokratë dhe deputetetes së PD-së, Flutura Açka. Ishte një situatë e tensionuar kjo, ndërkohë që kemi pasur komisione të tjera që po zhvillohen online, janë 5 prej tyre. Edhe Komisioni i Jashtëm u parashikua që të zhvillohej me prezencë fizike, por u vendos që të behej online”, raportoi gazetari Gjençaj.

Siç duket opozita po vijon me të njëjtin skenar si ai i vitit të kaluar, atë të bllokimit të punës në komisione. Kujtojmë se edhe dje ishte po i njëjti skenar, ndërsa maxhoranca vendosi që të zhvillojë mbledhjet e komisioneve online.

Artikulli paraprakNdizet alarmi në Rinas/ Qytetarit i vjedhin shumën e majme në aeroport
Artikulli tjetërMeri Shehu habit banorët me deklaratën e saj në “Big Brother VIP”: Unë kam rënë në dashuri me…