Të shtënat me armë në derë të xhamisë/ Si nisi konflikti, viktima vazhdimisht e b*llizonte autorin…

Autori i plagosjes së Agim Jazajt, Saimir Xhafa, jashtë xhamisë së Xhurës në Tiranë në ditën e parë të Vitit të Ri, prej kohësh kishte konflikte me të plagosurin.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte gjithë kohën Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami.

Ditën e ngjarjes, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.

Advertisements

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin, pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar. Dëshmia e tij do të ndihmonte hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia për t’u arrestuar. Në kërkim të tij janë bërë disa kontrolle, por deri tani nuk është gjetur.

Artikulli paraprakTë shtrira në krevat, Megi Pojani i heq bluzën motrës së saj, Marsi i bërtet: Ndjej shumë dhimbje…
Artikulli tjetërLutja e gruas! Erdhi për të festuar në Tiranë, plumbi qorr e kapi në vesh, fyt e mushkëri