Policia ka tentuar sot që të marrë në pyetje tre gratë e Dervish Hasit, në lidhje me denoncimin e bërë nga familja e një 16-vjeçareje, që ishte edhe gruaja e katërt e 42-vjeçarit.
Advertisements
Mësohet se policia ka gjetur përmbajtje të rënda nëpër grupet e chatit, që Hasi përdorte me gratë e tij, ku aplikoheshin seks në grup, në të cilat merrte pjesë edhe e mitura.
Gjithçka është zbardhur pas denoncimit të familjarëve të kësaj të fundit, ndërsa detajet e rënda kanë dalë në pah pas nisjes së hetimeve dhe pasi vajza i vuri policisë në dispozicion të dhënat nga celularët.
Advertisements
Mësohet se tre gratë e Hasit ,nuk kanë dashur të japin detaje në lidhje me seancat e seksit në grup ku merrte pjesë dhe e mitura, ndërkohë që vetë i arrestuari është përgjigjur kryesisht me “po” ose “jo” pyetjeve të efektivëve të policisë duke mos vijuar më tej.
Gjatë marrjes së vajzës së mitur në pyetje, ajo shprehet se nuk është detyruar të marrë pjesë në këto seanca të seksit në grup, të cilat edhe filmoheshin dhe shpërndaheshin nga Hasi dhe gratë e tij.
Megjithatë, policia dyshon se vajza 16-vjeçare është indoktrinuar fetarisht nga gra më të rritura, duke i thënë se martesat me disa gra janë normale dhe se ajo mund të ishte bashkëshortja e katërt e Dervish Hasit, i cili njihet si frekuentues i një xhamie ku spikat rryma salafiste.
Tronditës është fakti se fillimisht familjarët e vajzës së mitur kanë qenë dakord që ajo të ishte gruaja e katërt e Dervish Hasit që kur ajo ishte 14-vjeçe, por kanë ndryshuar mendim dy vite më vonë, duke bërë edhe denoncimin në polici.
Gjithçka shpërtheu pasi dolën në pah videot e Hasit dhe grave të tij, ku dukej se merrte pjesë dhe vajza e mitur.
Martesat e jashtëligjshme me disa gra, janë kthyer në një fenomen shqetësues në zona të caktuara të Tiranës ku vajza në nevojë, të indoktrinuara fetarisht përmes rrymave ekstremiste, pranojnë të bëhen bashkëshorte të treta apo të katërta duke marrë edhe “bekimin” për këtë praktikë nga klerikë të caktuar.
Burime bëjnë me dije se; instancat përgjegjëse janë në dijeni të një aktiviteti të tillë masiv gjatë viteve të fundit, madje i kanë të dokumentuara ato, por deri më tani nuk kanë ndërhyrë.