S’ka më dyshime! Princ Leka dhe Blerta Celibashi, çifti më i ri i showbizzit

Tashmë nuk ka më dyshime. Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi janë çifti më i ri i showbizzit. Ata janë filmuar së bashku në aeroportin e Romës.

Advertisements

Edhe më herët, fotot e  çiftit teksa “arratiseshin” për të festuar natën e ndërrimit të viteve bënë xhiron e rrjetit.

Advertisements

Dhe i vetmi “reagim” i Princit ishte të postonte disa foto nga Budapesti si për të konfirmuar gjithçka.

Ndërkohë, partnerja e Princit duket se ka qenë “fanse” e dashurisë së tij me Elian. Prej më shumë se 4 vitesh ajo shihet teksa i bën rregullisht “like” fotove të Elia Zaharias, sidomos në kartolinat familjare.

Siç thuhet, vajzat kanë patur edhe një miqësi më njëra-tjetrën.

Kujtojmë se Elia Zaharia, ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, vajzën, prindërit dhe vëllain Amos Zaharian

Artikulli paraprak“Mirë mo mami, mirë se e qep unë”, zbardhet biseda e fundit tronditëse e 41-vjeçares me vajzën e saj
Artikulli tjetërVetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, reagon prokuroria e Durrësit dhe zbardh detaje të rënda: Burri ushtronte dh*në, keqtrajtim sistematik