Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 20 të vdekur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në provincën Suphan Buri, rreth 120 km në veri të Bangkok, siç bëri të ditur policia, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Guvernatori i provincës Natapat Suanpratip tha nuk ishte gjetur asnjë i mbijetuar.

Advertisements

Kryeministri i vendit, Shretha Thavisin, u informua për shpërthimin ndërsa ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe të menjëhershëm.

Artikulli paraprak“Jetë luksoze dhe shumë para!”- Si e ëma e 15-vjeçares zbuloi pros***ucionin e së bijës, të udhëhequr nga shqiptarja dhe shtetasit grek
Artikulli tjetërVrasja e Ardian Nikulajt/ Portugezi Ruben Saraiva: Nuk kam lidhje me ngjarjen