Rithemelimi ngre alarimin: Qeveria Rama po ‘kafshon’ Zonat e Mbrojtura për betonizim në interes të investitorëve strategjikë

Rithemelimi i Berishës ka denoncuar gjatë djeshme vendimet e qeverisë që miliona metër katrorë, Zona të Mbrojtura i ka dhënë për ndërtime dhe betonizim në interes të investitorëve strategjikë të rilindjes. Sipas drejtuesit të departamentit të pyjeve dhe kullotave në Rithemelimin, Hasan Cani, SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për këtë çështje.

Advertisements

“Ka vite që qeveria shqiptare nuk ndalet në shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura, e vetmja pasuri natyrore me vlera Kombëtare dhe Ndërkombëtare mbetur ende pa u rrënuar. e VKM nr.172 të 27 shkurtit 2019, qeveria ndau sipërfaqe të tëra në ZM në llokma për interesin e Investitorëve Strategjik. Me pas këtyre sipërfaqeve, me VKM, iu hoq statusi i ZM dhe janë në gjendjes të lirë për tu betonizuar. Bëhet fjalë për 13 762 000 m2. Shpallja ZM të këtyre sipërfaqeve është bërë me studime të ekspertëve me te mire, në zbatim te 7 Konventave Ndërkombëtare te ratifikuara ne Parlament.

Ato mbrohen dhe menaxhohen nga një bazë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto sipërfaqe, për shkak të vlerës që bartin, janë në pjesët me strategjike te ZM. Këto ndryshimet te statusit janë bërë pa marrë parasysh kufizimet dhe detyrimet e Konventave dhe Bazës Ligjore. Para 3 vitesh PD ka dërguar në SPAK disa kallëzime penale për kafshim të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si psh: (1) Parku Kombëtar i Dajtit që u kthye në guroren e Gjoka Konstruksion, (2)

Advertisements

Monumenti i Mjedisit “Uji i Ftohtë” në Tepelenë u përdor për hotel në dhunim ligji. Ndërkaq Zonat e Mbrojtura Mjedisore kanë vijuar të kafshohen, që nga Grykëderdhja e Bunës deri ne Kepin e Stillos (pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit). Ky park po kafshohet me ndërtim te 600 vilave për xhepin e Edi Ramës, siç po ndodh edhe në Gjirin e Manastirit nga vëllai i Gjiknurit. Duke mos u mjaftuar me kaq qeveria ka ndërmarrë një nismë për ndryshimin e ligjit të ZM duke mos u konsultuar me askënd. Qëllimi kryesor është shkatërrimi përfundimtar i kësaj pasurie natyrore për qëllime përfitimi.

SPAK nuk ka nisur asnjë hetim. PD dënon ashpër dhe është kundër cenimit të Zonave të Mbrojtura, pasi bëhet për interesa te korruptive e për asgjë tjetër. Tjetërsimi i pasurive publike kombëtare në favor të ndërtuesve të oborrit të pushtetit të Edi Ramës është një krim, për të cilin do të përgjigjet si kryeministri ashtu dhe ndërtuesit e tij”, deklaroi dje Cani në një deklaratë për mediat.

Artikulli paraprak“E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me…”/ Roza flet për ish-partnerin
Artikulli tjetërPas aludimeve për ndarje, merr vëmendjen postimi i fundit i Xhensilës: Fillimi im i ri…