Qarkullonte me armë të ftohta dhe pistoletë imituese në automjet, arrestohet 30-vjeçari

Këtë të shtunë, policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi qarkullonte në automjet me pistoletë imituese, armë të ftohta dhe përdorte pajisje të policisë si stema dhe portofol policie.

Advertisements

I riu Spajdi Selamaj, u arrestua gjatë operacionit, në rrugën “Siri Kodra”, teksa lëvizte me automjetin tip “Benz

Sakaq, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë.

Advertisements

Njoftimi:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Siri Kodra”, me një automjet tip “Benz”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The night”, për kapjen e tij. Gjatë operacionit, në rrugën “Siri Kodra”, është lokalizuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë.

Artikulli paraprak“Rri mirë, të flemë pak se…”, çfarë ndodh poshtë jorganit? Momente të nxehta mes dy banorëve të BBV(Video)
Artikulli tjetërNjëri në Shëngjin e tjetri në qendër të Lezhës, 2 të rinjtë kapen me doza kokaine e kanabisi gati për shitje