Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi edhe pa efektet emigracionit ndërkombëtar.
Advertisements
Të dhëna të detajuara të INSTAT për ndryshimet e popullsisë tregojnë se nga 61 bashki, që ka vendi, në 50 prej tyre popullsia është në rënie të shpejtë edhe pa efektet e emigracionit ndërkombëtar.
Në fillim të vitit 2023, vetëm popullsia e 11 bashkive është rritur, duke marrë parasysh rritjen natyrore të popullsisë dhe migracionin e brendshëm neto, ndërsa të gjitha bashkitë e tjera patën një rritje negative të popullsisë pa migracionin ndërkombëtar.

Bashkia e Tiranës ka pasur rritjen më të lartë të popullsisë pa migracionin ndërkombëtar, pasi u shtua me 8.612 banorë, e ndjekur nga bashkia e Kamzës, e cila u rrit me 1.957 banorë.
Nga ana tjetër, bashkia Korçë kishte rënie të popullsisë pa migracionin ndërkombëtar pasi ajo u ul me 726 banorë, e ndjekur nga bashkia Patos, e cila u ul me 595 banorë. Siç shihet nga harta e mëposhtme popullsia pa përllogaritur efektet emigracionit jashtë vendit u rrit vetëm në bashkinë e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Krujës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Shijakut, Kavajës, Vlorës dhe Sarandës.
Emigracioni i jashtëm është një ndër shkaktarët madhorë të rënies së popullsisë në vend, por aktualisht edhe pa këtë fenomen popullsia e vendit po shkon drejt pakësimit për shkak të rënies së lindjeve. Popullsia zyrtare e vendit përllogaritet rreth 2,7 milionë banorë, por rezultatet e sakta pritet të dalin nga censi i këtij viti.
Gjithashtu migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative. Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar), respektivisht me 7.366 Tirana, 1.182 Durrësi dhe 239 Vlora (të ardhur më shumë se sa të larguar). Të gjitha qarqet e tjera kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022, në veçanti qarqet e Dibrës dhe Elbasanit, me -1.822 dhe -1.283 respektivisht.