Dy ditët e para në ‘Big Brother Vip’ kanë nisur me debate e situata tensioni mes banorëve, por ka dhe nga ata të cilët nuk janë përfshirë. Drini Zeqo është zgjedhur lideri i parë i cili ka ndarë deytrat për secilin prej tyre.
Advertisements
Ndonëse u zgjodh me shumicën e votave nga vetë banorët, duket se disa prej tyre nuk e kanë fshehur dot ‘pakënaqësinë’ dhe do të donin të ishin në vendin e gazetarit.
Epo të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë Ilnisa e cila pasi debatoi me Drinin me ironi, është përplasur edhe me Riken duke i thënë se nuk i takon të komentojë për sektorin e kuzhinës.
Advertisements
Ndërsa Rikja i është përgjigjur se Ilnisës i pëlqen t’u japë mend të gjithëve.