“Përjashtohet pista e grabitjes”, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Bledar Dedja-s në Itali

Mediat italiane kanë hedhur dritë mbi disa detaje të reja nga vrasja e shqiptarit 39-vjeçar, Bledar Dedja, prind i dy fëmijëve, i cili jetonte prej vitesh përtej Adriatikut. 39-vjeçari që jetonte në Asolo (Treviso) u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa.

Advertisements

Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një krim pasioni. Sipas mediave italiane, ai me gjasë tentoi t’i ikte vrasësit nga takimi që përfundoi keq, duke u larguar gati 100 metra nga makina, që u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Po sipas dyshimeve të para, pista e grabitjes është përjashtuar nga hetuesit. Mediat italiane thonë se portofoli dhe të gjitha sendet personale të shqiptarit nuk janë prekur dhe kjo ka bërë që hetuesit ta përjashtojnë grabitjen si pistë hetimi.

Advertisements

Karabinierët kanë marrë po ashtu në pyetje familjarët dhe miqtë e 39-vjeçarit. Kryesore për ta është të zbulojnë se kë do të takonte pasditen e së shtunës, pasi kjo është ende mister. Goditja fatale ishte në mushkëri, ndërsa të shumta janë plagët që mori në duar në tentativë për t’u mbrojtur.

Zona ku ndodhi vrasja nuk është e pajisur me kamera sigurie. E vetmja shpresë është që makina Mercedes e viktimës të jetë kapur në një prej kamerave private të instaluara nga shtëpitë private në zonë.

Artikulli paraprak“Asnjë provë kundër meje, mjeranë që…”- A do të paraqitet sërish në SPAK? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Artikulli tjetër“Më ka tradhtuar ish i dashuri, por fajin e kam patur unë”/ Zbulon si u nda nga partneri