Territori shqiptar do të mbetet nën prezencën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të vranësirave ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë.
Advertisements
Nuk do të mungojnë gjithashtu, intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërish intensifikim i reshjeve në te gjithë vendin.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16-17°C.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.