Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe shira

Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe shira, ku do të jenë prezent që në orët e paradites, e herë pas here priten rrebeshe të shoqëruar më stuhi të forta ere.

Advertisements

Më të theksuara rrebeshet do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe jug-perëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezentt por në sasi më të pakta.

Advertisements

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 80 km/h në det të hapur nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 7 ballë.

Artikulli paraprakParashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Artikulli tjetërTë dhënat e Eurostat për Shqipërinë/ Shumë trafik, por kemi më pak makina në Europë në raport me popullsinë