Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira të pakta, ja ç’ndodh me temperaturat

Moti në vendin tonë, do të sjellë qarkullim të masave ajrore më origjinë kontinentale, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Advertisements

Kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante në të gjithë territorin, por më të fokusuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, duke sjellë probleme me ngricat e theksuara në akset rrugore pasi temperaturat mbeten disa gradë nën zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Advertisements

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Artikulli paraprakHoroskopi, 30 janar, çfarë parashikojnë yjet këtë të martë
Artikulli tjetërKeni një vizë amerikane? Ambasada e SHBA jep lajmin e mirë për shqiptarët