Ngujoi familjen nën vëzhgimin e kamerave/ Zbardhet dëshmia e babait të Jetnor Zhabolit: Kamerat i vendosëm bashkërisht…

Babai i Jetnor Zhabolit, Muharrem Zhaboli, ka folur këtë të hënë në një intervistë televizive.

Advertisements

Rikujtojmë se Jetnor Zhaboli u raportua se kishte “ngujuar” nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur brenda shtëpisë. Ai madje kishte vendosur edhe kamera për t’i monitoruar gjatë gjithë kohës nëse dalin jashtë.

Muharrem Zhaboli u shpreh gjatë intervistës, se kamerat u vendosën në mirëkuptim me familjen dhe me gruan.

Advertisements

Muharrem Zhaboli: E kanë bërë bashkëbisedë, për ta siguruar shtëpinë se ne ikim andej. Vendosim disa kamera, se po na hapin derën e po na bëjnë ndonjë gjë, për siguri. Edhe vendosëm bashkërisht.

Gazetarja: Pra, ju po thoni që ka qenë edhe bashkëshortja dakord për vendosjen e kamerave?

Muharrem Zhaboli: Shumë dakord ka qenë.

Gazetarja: Po si është e mundur që në polici bashkëshortja, kur është pyetur, ka thënë që “unë kam qenë e izoluar” dhe ka pasur dhe dy letra që ka tentuar të vrasë veten. Si është puna e letrave?

Muharrem Zhaboli: Për letrat e kam pyetur unë, unë nuk di asgjë fare për letrat, por ajo ka qenë e rënduar psikologjikisht. E donte shumë. Edhe ai ishte i ngarkuar psikologjikisht.

Babai i Jetnor Zhabolit gjithashtu tregoi se djali kishte nevojë për një vizitë tek psikiatri, por nuk morën asnjë mjek, pasi nuk donin ta përkeqësonin gjendjen e tij apo ta acaronin më tepër.

Gazetarja: Ju mendoni që ai kishte nevojë për një vizitë psikiatrike?

Muharrem Zhaboli: Unë mendoj që ai kishte nevojë. Të tre ne e mendojmë këtë punë, bashkë edhe me prindërit e asaj, e nuses.

Gazetarja: I kishit konsultuar me krushqit?

Muharrem Zhaboli: Ishim konsultuar.

Gazetarja: Po pse nuk morët asnjë hap për shembull, nuk ju shkoi në mendje që mund të merrnit një mjek, të merrnit policinë, të merrnit ambulancën?

Muharrem Zhaboli: Po s’e bënim dot atë se thamë ne mos ta acaronim më shumë, e bëjmë më keq. Kështu mendojmë ne tani, se nuk e dimë gjë ne. Ka qenë problem i një viti, një vit e gjysmë se ky ka ardhur duke u rënduar.

Gazetarja: Ka ardhur duke u rënduar në këtë një vit?

Muharrem Zhaboli: Po, ka ardhur duke u rënduar. Realisht duke u rënduar, por gjithmonë ne ecnim me atë mendimin që ky do të reflektojë.

Gazetarja: Vajza ka shkuar çdo ditë në shkollë?

Muharrem Zhaboli: Çdo ditë, përveç të premtes.

Gazetarja: Po sot kush e çoi vajzën në shkollë?

Muharrem Zhaboli: Po këtë pra po them unë…

Gazetarja: Nusja e ka çuar vetë?

Muharrem Zhaboli: Nusja vetë me makinë, gruaja ime me të.

Gazetarja: Nusja është në shtëpinë tuaj apo është në Roskovec tek prindërit e vet?

Muharrem Zhaboli: Këtu tek shtëpia ime. Shko e shihe, ose si të duash. Është gruaja ime, bashkëshortja e djalit edhe dy fëmijët, i ke aty.

Gazetarja: A kishte skena xhelozie me gruan?

Muharrem Zhaboli: Absolutisht jo.

Artikulli paraprakNë pritje për t’u bërë baba, Luizi tregon dhuratën e veçantë që mori nga Kanadaja për vajzën e tij
Artikulli tjetër“E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me…”/ Roza flet për ish-partnerin