Ngjarja e rëndë ku vëllai ekzekutoi vëllanë në Fresk, flet pronarja e banesës: I dëgjova të…

Mëngjesin e sotëm, zona e Freskut në Tiranë, u trondit nga një ngjarje e rëndë me dy viktima, ku vëllai ekzekutoi vëllanë e më pas edhe veten.

Advertisements

Raportohet se shtetasi, Vehap Faik Cami, 63-vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulzim Faik Cami, 68-vjeç dhe me pas veten.

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

Advertisements

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.

Artikulli paraprakI shkoi në shtëpi në pikë të mëngjesit! Kjo është arsyeja që vëllai vrau vëllanë
Artikulli tjetërXhemi feston sot ditëlindjen, ja surpriza që mori në mesnatë nga Arbana