“Nëntë muaj ditë, në bark të nënës time unë vetëm kam qëndruar, se kam pasur askënd, as motrën time se kam pasur”(Video)

Mbrëmë (e hënë) e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova ishte Kader.

Advertisements

Kaderi ishte njëra nga konkurrentet e cila krijoi lidhje brenda shtëpisë me banorin tjetër Lumbardhin.

Ajo gjithashti njihet edhe për sinqeritetin e saj, edhe për gjërat interesante që i thoshta ndonjëherë.

Advertisements

Kader njëherë përgjatë një bisede me Blerandon kishte thënë: “Nëntë muaj ditë, në bark të nënës time unë vetëm kam qëndruar, se kam pasur askënd, as motrën time se kam pasur.”

Kjo thënië e saj u bë virale, duke u komentuar, e duke u shpërndarë gjerësisht nëpër rrjete sociale.

Mbrëmë, pasi u eliminua, në studio Nderimi i cili po zëvendësoi përkohësisht Bledi Manen, ia kujtoi bukuroshes këtë fjali asaj, duke i treguar që është bërë “meme”.

Kaderi kishte harruar që kishte thënë kështu, por dukej se nuk e brengoste ky fakt, pasi bukuroshja, e përsëriti dhe qeshi edhe vetë.

Ka mbetur edhe pak ditë që ky spektakël të mbarojë dhe të shihet se kush do të jetë fitues i çmimit të madh.

Artikulli paraprakMegaoperacioni me mbi 200 të arrestuar/ Si u fut në kurth trafikanti në Durrës, gazetari i njohur zbardh detajet: I shiti kokainë agjentit dhe paratë i futi…(Video)
Artikulli tjetër“Do heq brekët që ti shohësh të gjitha” – Plas keq mes Julit dhe aktores, Egla në lot: Je kafshë! Shko tregoja gruas tënde