Teologu Miron Çako i ftuar në një emision mëngjesin e kësaj të mërkure tha se nënat surrogate janë njëlloj si ushtrimi i prostitucionit, pasi ato po e kthejnë trupin e tyre në një objekt fitimi.
Advertisements
Ai tha se këto gra që pranojnë të jenë nëna surrogate po e konsiderojnë trupin e tyre një hotel ku fëmija rritet dhe mohojnë të kenë çfarëdo lidhje me ta, ndaj kështu atyre u humbet ndjeshmëria dhe amësia.
“Gruaja surrogate, ose përdorimi i gruas zëvendëse, quhet sot prostitucion nga vetë gruaja. Ashtu si një grua për të fituar disa para jep trupin, kjo jep mitrën e vetë. Ajo e kthen trupin e vetë në një objekt fitimi. Mbi të gjitha kjo grua shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këtë fëmijë që po mban.
Advertisements
Ka raste ku ajo përdor vezën e saj, por sido që të jetë ka material gjenetik që përcillet. Shikoni se si këto gra kanë humbur çdo lloj ndjeshmërie, ato e ndiejnë veten si hotel ku rri fëmija. Ato në realitet e ndiejnë atë fëmijë, i japin gjakun e tyre, por te këto gra humbet amësia. E gjithë kjo krijon një shoqëri të egër”,-tha teologu.