Pesë persona, mes të cilëve dy shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën me 300 kg kokainë në Spanjë.
Advertisements
Ata u vendosën në pranga gjatë një ndjekje policore që përfundoi në parkingun e një hipermarketi, në portat e Denia, ku u dëmtuan edhe makina policie.
Operacioni kundër trafikut të kokainës, i dha një goditje kartelit ballkanik, shkruajnë mediat spanjolle. Hetimet ndaj grupit kriminal ballkanik të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut kanë nisur në muajt e stinës së verës.
Advertisements
Të martën, agjentët kishin marrë informacione se të dyshuarit po përgatiteshin të dorëzonin një sasi të konsiderueshme kokaine të paketuar brenda një furgoni.
Ata u vendosën në ndjekje të dy trafikantëve shqiptarë derisa këta të fundit e dorëzuan mjetin me drogë tek blerësit.
Hetuesit vazhduajnë të monitorojnë furgonin me kokainë ku tashmë udhëtonin dy persona të tjerë, që shoqërohej edhe nga një makinë tjetër që kontrollonte rrugën për t’i paralajmëruar nëse do të kishte kontrolle policie.
Të dyshuarit udhëtuan përgjatë autostradës AP7, nuk dihet nëse destinacioni përfundimtar ishte bregu i Alicante apo Costa del Soln dhe, pasi pikasën praninë e policisë, u larguan nga autostrada pranë Dénia dhe tentuan të arratisen, duke shtuar shpejtësinë e automjetit.
Por arratia e tyre zgjati deri në parkingun e hipermarketit të Carrefour, ku u përplasën me dy nga automjetet e policisë gjatë ndjekjes.
Agjentët vendosën në pranga 2 personat në furgon dhe shoferin e tjetër (të 3 shtetas britanikë) që drejtonte automjetin që i paraprinte. Pak minuta më vonë, pasi gjetën çelësat e furgonit që shoferi kishte hedhur në tentativë për t’u larguar dhe agjentët mundën të hapnin mjetin ku zbuluan kokainën, e cila peshonte pak më shumë se 300 kilogramë.
Gjatë gjithë kësaj të mërkure, agjentët kontrolluan disa shtëpi në të paktën dy komuna të Camp de Túria, në prani të dy shqiptarëve të arrestuar pas kapjes së drogës.