Moti për sot, ulje temperaturash dhe reshje bore

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Advertisements

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash ,më pas në orët e para të dites e në vazhdim, pritet mbizotrim i motit të kthjellët.

Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në Jug priten reshje bore me intensitet të ulët, deri mesatar në orët e para të 24-orëshit.

Advertisements

Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 6°C

në zonat e ulëta 2 deri 12°C

në zonat bregdetare 5 deri 13°C

Artikulli paraprakVrasja e Gëzim Sinomatit, gazetari i njohur zbërthen prapaskenat e forta: Gjithçka e përllogaritur, autori priti për 30 minuta viktimën…
Artikulli tjetërPo bisedonin në rrugë, por i moshuari doli në ballkon e katit të 5-të dhe i qëlloi me armë, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinjtë!