Oficerët e forcave të armatosura amerikane kanë përjetuar momente terrori në një bazë në Ishujt Marshall, kur valë të mëdha të detit hynë në ambientet brenda dhe shkaktuar kaos
Advertisements
Në një video nga brenda bazës ushtarake, dallgët e mëdha mund të shihen duke thyer dyert dhe duke tërhequr zvarrë tavolina, karrige dhe disa njerëz që u përpoqën të mbaheshin për të shpëtuar. Ngjarja ndodhi në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, ku një person mbeti i plagosur.
Përveç bazës ushtarake, dallgët goditën edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke i nxjerrë nga funksioni për disa javë.
Advertisements
Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve, pasi përtej restorantit, uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.
Vihet re se kjo bazë pret pajisje teknologjike të avancuara që janë pjesë e gamës së raketave balistike “Ronald Reagan”.