Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares shtatzënë, Gjeorgjia Murati, 41-vjeç, nga bashkëshorti i saj dhe miku i këtij të fundit, në Greqi.
Advertisements
Një mikeshë e 41-vjeçares Gjerogjia, në një deklaratë për mediat greke, është shprehur se viktima herë pas herë i kishte treguar se partneri i saj ishte nervoz dhe kishte frikë prej tij.
“I kisha thënë që nuk më pëlqen ky njeri dhe ishte keqkuptuar. Kishte turp të na tregonte disa gjëra, por kishte raste që na thoshte se kishte frikë dhe se ishte nervoz, por thoshte edhe që ndoshta është momentale”, ka treguar ajo.
Advertisements
Mikesha e 41-vjeçares tregon se ajo ishte një grua e qetë dhe se “e donte shumë fëmijën e saj, ndërsa tani ai fëmijë ka mbetur jetim”.
Kujtojmë se trupi i gruas shqiptare u gjet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa thuhet se ajo u vra me goditje të shumta me thikë në qafë.
Përveç partnerit së 41-vjeçares, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili ka ndihmuar atë për të vrarë gruan shtatzënë dhe për asgjësimin e trupit të saj.
Sipas mediave greke, që në momentin e parë, autori i ngjarjes u përpoq të devijonte hetimet e Autoriteteve, duke pretenduar se gruaja i ka dërguar një mesazh sapo i kanë humbur gjurmët dhe se ka marrë me vete 5000 euro nga fondi i tyre i përbashkët.
Si ndodhi krimi:
Dy burra (partneri dhe shoku i tij) i zunë pritë Gjeorgjisë që nuk dyshonte kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.
Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili me kërcënimin me thikë ka imobilizuar gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe i vendosi shirit mbi gojën e saj.
Tmerri për gjeorgjianen fatkeqe ka vazhduar në dhomën e gjumit të shtëpisë, ku dy burrat e kanë bartur dhe e kanë goditur me thikë disa herë majtas e djathtas në qafë, duke bërë që ajo të japwë frymën e fundit.
Lëvizja tjetër, dhe me sa duket e planifikuar paraprakisht, e dy autorëve ishte të merrnin një bagazh, të vendosnin trupin e pajetë të Gjeorgjisë brenda dhe në fund ta transportonin atë në një zonë të shkretë të Halkidikit.
Informacionet nga burime policore mësojnë se në fund, pasi kanë braktisur bagazhin me trupin e 41-vjeçares, dy autorët janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit.