Kunata në mes, takimi në pyll me vrasësin: Shtohet misteri për vrasjen e Bledar Dedjas

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptartit Bledar Dedja në Itali.

Advertisements

Siç bëjnë me dije mediet italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u  gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, Mercedesi i bardhë, i cili u gjet 100 metra larg trupit të viktimës

Advertisements

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura

Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

Artikulli paraprakNuk deklaroi dënimin në Greqi, Gjykata e Posaçme cakton 1 vit burg për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari
Artikulli tjetërBerisha publikon videon 25 minuta: Dosja e Klubit Partizani, një piramidë mashtrimi