Kishte ngarkesë bylmeti, kamioni humbet kontrollin dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në rreth rrotullimin Savër të Lushnjës

Advertisements

Mësohet se një kamion ka dal nga rruga dhe ka ndaluar pas përplasjes me shtyllën elektrike.

Nga informacionet paraprake, mësohet se mjeti ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Advertisements

Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ti dhënë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti.

Artikulli paraprakArrestohet me urdhër të SPAK avokati i njohur në Korçë, Arben Lena
Artikulli tjetërSherri mes Eglës dhe Julit për brekët, flet i vëllai i aktorit: Ja si e kemi përjetuar ne si familje dhe çfarë më tha bashkëshortja e tij