Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i pajetë i moshuari

Një i moshuar është gjendur i pajetë në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Advertisements

Disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në polici që ka humbur kontaktet me babain.

Ai u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës.

Advertisements

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Artikulli paraprakTronditëse/ Plas sherri në familje, burri lag me benzinë gruan në sy të fëmijëve dhe i vë flakën
Artikulli tjetërNga shtatzënia e Kiarës, tek përplasjet me Ermal Mamaqin, Luiz Ejlli rrëfehet si asnjëherë më parë