Keni një vizë amerikane? Ambasada e SHBA jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Me anë të një videomesazhi, ambasada amerikane thotë se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor.

Advertisements

Sipas ambasadës kjo do të thotë se ‘mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”

“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.

Advertisements

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira të pakta, ja ç’ndodh me temperaturat
Artikulli tjetërKrim i rëndë në familje, 34-vjeçari shqiptar vret gruan dhe rrëmben vajzën