“Jetë luksoze dhe shumë para!”- Si e ëma e 15-vjeçares zbuloi pros***ucionin e së bijës, të udhëhequr nga shqiptarja dhe shtetasit grek

Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë, ku një 31-vjeçare, Lorela Kapaj dhe dy shtetas greke, Stefanos Nestoras 34 vjeç dhe Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare.

Advertisements

Mësohet se ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe të ardhur e mëdha financiare që ajo kishte, ishin ato që alarmuan nënën e 15-vjeçares dhe zbërthyen rrjetin e tutorëve.

Mediat greke shkruajnë se nënë e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz.

Advertisements

Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike.

Më pas mbylleshin takimet erotike dhe të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave. Shumat që klientët paguanin varionin deri në 100 euro.

Shqiptarja ka mohuar akuzat, por ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.

Sipas hetimeve, mes viktimave të tyre është edhe një 17 dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në grackën e ringut.

Sipas njërës prej viktimave, ajo gjeti klientë përmes një faqeje shumë të njohur të rrjeteve sociale dhe tërhoqi burra shumë më të moshuar dhe të pasur.

Artikulli paraprakE frikshme! Pasagjeri nuk përmbahet, i kafshon krahun anëtares së ekuipazhit të avionit
Artikulli tjetërShpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, 20 të vdekur