Florin Oprinoiu, 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç, Adrian Simoiu, 20 vjeç janë emrat e tre rumunëve në kërkim pasi vodhën para në bankë.
Advertisements
Shtetasit e huaj nga Rumania arrinin që të klononin karta bankomati dhe kanë arritur që të marrin rreth 5 mln lekë. Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.
Tre rumunët kanë arritur që të vjedhin para nga bankomatët më datë 06.01.2024 dhe 3 herë të tjera më datë 09.12.2023. Krimi Kibernetik prej disa ditësh ka mundur të identifikojë autorët, të cilët janë në ndjekje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale dhe rasteve të tjera nëse janë të përfshirë.
Advertisements