I mituri tenton vetëvrasje me fotoksinë, përfundon me urgjencë në spital

Një 17-vjeçar në qyetin e Elbasanit ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar fotoksinë. Policia bën me dije se adoleshenti është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor që prej mbrëmjes së djeshme.

Advertisements

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 17-vjeçari vijon të ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Advertisements

“Mbrëmjen e djeshme, në spitalin Rajonal të Elbasanit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një 17 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakProcedohen penalisht katër infermierë në spitalin e Delvinës, ja arsyeja
Artikulli tjetërKiara feston sot ditëlindjen, çfarë surprize i ka bërë Luizi?(Foto)