I hapën një profil denigrues në Tik Tok, vret veten me fotoksinë nëna e 4 fëmijëve në Durrës

Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

Advertisements

41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.

Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka thënë se nuk kishin konflikte në çift dhe se nuk e di shkakun e vetëhelmimit të gruas.

Advertisements

Nga fakti që gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, lidhet me punën e saj në fabrikë, dyshimet e hetuesve janë se profilet denigruese të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet se si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegeve. Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kibnernetik.

/Shqiptarja.com

Artikulli paraprakA rrezikon të preket dhe Shqipëria? Cikloni Befana drejt Italisë, do të godasë edhe Ballkanin
Artikulli tjetërU vra në burg nga Sokol Mjacaj/ Prej 20 ditësh trupi i Arben Lleshit ende në morg, familjarët shokojnë me deklaratën