Këngëtarja e njohur, Enca , prej muajsh me radhë gëzon një marrëdhënie të shëndetshme me masazherin afrikan, Mickey Neblett.
Advertisements
Lidhjen e tyre e kanë bërë të ditur vetë ata përmes postimeve në rrjetet sociale.
Ndërkohë ditën e sotme ai feston ditëlindjen, dhe padiskutim një mesazh i ngrohtë prej së dashurës së tij nuk mund të mungonte.
Advertisements
“Urime ditëlindjen baby”, shkroi Enca bashkëngjitur fotografisë, ndërsa e shoqëroi atë me emojin e një kurore të mbretit, të një infiniti dhe të një zemre.
Të dy duken shumë të lumtur pranë njeri-tjetrit, sakaq fansat e këngëtares janë në pritje të ndonjë projekti të ri prej saj, pasi kjo e fundit nuk ka qenë aktive për një kohë të gjatë.