“Hipën në majë të murit”! Vëllai i Hatos: RENEA më terrorizoi fëmijët, vrau qenin

Policia e Shtetit dështoi për të kapur Eljo Haton gjatë kontrollit mëngjesin e djeshëm në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër në banesën e vëllait të tij. Elgier Hato akuzon shefin e komisariatit Shkodër për kontrollet e shpeshta dhe në orare të papërshtatshme pasi ka edhe fëmijët e vegjël.

Advertisements

“Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hipur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend.

Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën.

Advertisements

Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune” tha ai për BW. Nga operacioni RENEA vrau një nga qentë e Hatos dhe kthyen shtëpinë përmbys duke kontrolluar në cdo cep, por të kërkuarin nuk e gjetën.

Artikulli paraprakGjermania me ‘dorë të hekurt’ ndaj emigrantëve, ja rregullorja e re për punëtorët nga Shqipëria
Artikulli tjetër“Po i bërtisja “Pse më përdh**oje vajzën?” dhe ai më tallte”- Ja çfarë tha dje para gjykatës Fatmir Tarellari që vrau kunatin: Si nuk e kuptova çfarë përjetoi vajza ime gjithë këto vite