“Emsion amoral, i dëmshëm dhe pa sens”, ja çfarë mendonte Jul Deda për Big Brother para ca vitesh(Foto)

Ndër banorët e parë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka qenë Jul Deda.

Advertisements

Duket se për fillim kjo aventurë e re është duke i pëlqyer.

Por Juli kishte shprehur që nuk i pëlqente fare si format madje e ka quajtur edhe amoral, asocial dhe të dëmshëm.

Advertisements

Juli ka shkruar: Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm se nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime qe ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër!

Artikulli paraprak25 vite nga Masakra e Reçakut/ Albin Kurti: Civilët u varrosën pas 4 javësh, Serbia u përpoq ta deformonte të vërtetën
Artikulli tjetërKQZ i jep Plarent Ndrecës mandatit e deputetit të Arben Ahmetajt