E zuri gjumi në timon dhe u aksidentua për vdekje, shqiptari menaxher i një restoranti në Itali

Mëngjesin e 2 janarit në Itali u regjistrua një aksident tragjik ku humbi jetën një shqiptar.

Advertisements

Ky i fundit, i identifikuar si Erion Bali 38 vjeç, po shkonte në shtëpi kur humbi kontrollin e mjetit në rrethrrotullimin e San Felice, në via Mantova, duke përfunduar në hekurudhën mbrojtëse.

Erioni, i cili kishte një grua dhe ishte baba i tre fëmijëve, më i vogli prej të cilëve vetëm disa muajsh, kishte hapur një restorant me një tjetër person dhe ishte menaxher.

Advertisements

Ai kishte shkuar në restorant për të kryer disa detyra dhe teksa kthehej në shtëpi u aksidentua për vdekje.

Ai kishte jetuar në Kremones për më shumë se 20 vjet dhe ishte integruar në zonë, aty ku banorët e cilësojnë Erionin si një punëtor të madh dhe njeri të edukuar.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.

Artikulli paraprakEkspertët: Ja katër zakone të mëngjesit që janë të mira për shëndetin tuaj
Artikulli tjetërTërmeti fuqishëm në Jug, ja ku ishte epiqendra