Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar vdekjen e një personi në Prizren, i cili thuhet se të mërkurën është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
Advertisements
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike me të cilën dyshohet që viktima ka qëlluar veten”, thuhet në raportin e Policisë.