E rëndë, 2-vjeçarja dyshohet se u dh*nua fizikisht nga i ati, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë, raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një vajzë e vogël, vetëm 2-vjeçe, humbi tragjikisht jetën pas 22 ditësh e shtruar në klinikën e Shkupit.

Advertisements

E mitura dyshohet se u dhunua fizikisht nga babai i i saj, i cili u arrestua nga policia.

Sipas raportimeve, i dyshuar është një 30-vjeçar.

Advertisements

Njoftimi:

“F.D. (30), dyshohet se më 18.12.2023 në shtëpinë e familjes në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dy vjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup ku, më 08.01.2024, ka ndërruar jetë”, thanë autoritetet.

Artikulli paraprakAbuzim s**sual në Pogradec/ Dëshmia e së miturës: Unë dhe Kledi duhemi. Djali: Nuk kemi kryer marrëdhënie
Artikulli tjetërU masakrua nga partneri i saj teksa ishte shtatzënë/ Publikohet letra e 41-vjeçares për burrin: Unë të dua, por…